Fillon Panairi i librit në Frankfurt

08.10.2014 11:28

Prej sot deri më 12 tetor në Frankfurt do të mbahet Panairi i librit në të cilin do të prezantohet edhe letërsia nga Maqedonia..........

Komisar është Shoqata e botuesve dhe librarive të Maqedonisë (SHBLM), ndërsa prezantimi do të jetë nën moton "Shtëpia e fjalëve, shtëpia e botëve".

RM-ja në panair do të ketë stendë speciale të disejnuar dhe do të ofrojë publikim me përzgjedhje dhe përkthim të fragmenteve të shkurtëra nga puna e 18 autorëve të Maqedonisë. Do të promovohen edhe projektet kapitale të Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe do të afirmohet Konkursi për përkthim të veprave të autorëve të Maqedonisë nga shtëpitë botuese jashtë vendit.

Ngjarja qendrore në stendën e Maqedonisë do të jetë më 11 tetor në orën 11, në të cilin do të marrin pjesë shkrimtarët Luan Starova, Nikolla Maxhirov dhe Lidija Dimovska, me performancë muzikore të Zoran Maxhirov.

Produksioni botues nga Maqedonia para dhjetë ditëve u prezantua për herë të parë edhe në Geteborg, panairi më i madh i librit në Skandinavi, ndërsa pas Frankfurtit vijon edhe pjesëmarrja në panairin në Stamboll, prej 8 deri më 16 nëntor të vitit 2014, ku komisar i RM-së do të jetë Lidhja e botuesve shqipëtarë.