Virusi korona, rritet numri i të prekurve

06.03.2020 10:43

Edhe në 24 orët e fundit, në gjithë Botën pati shtim të rasteve me njerëz të prekur nga virusi korona....

Edhe në 24 orët e fundit, në gjithë Botën pati shtim të rasteve me njerëz të prekur nga virusi korona si dhe humbje jetësh. 

Ne iran vdes  edhe nje zyrtare i larte Iranian,  qe e con numrin e te vdekurve ne 3, kurse numri I te prekurve nga ky virus  ne Iran eshte mbi 1 mije e 500. Aktualisht sipas përditësimit të fundit nga OBSH, rezulton se në të gjithë botën janë prekur 92  mije e 936 njerëz.

Mbi 80 mijë raste janë shënuar në Kinë, ndërsa pas saj radhiten Koreja Jugore me rreth 4 mijë e 800, Italia me më shumë se dy mijë dhe Irani me 1500 raste.

Përpos këtyre shteteve, shifra serioze janë konfirmuar edhe në Japoni me 274 raste të infektimeve, Franca me 191, Gjermania me 165 dhe Spanja me 120 raste.

Koronavirusi është përhapur edhe në Amerikën Jugore, Afrikë dhe Australi.Ndërkohë numri i personave të vdekur ka shkuar në 3117. Vetëm në Kinë kanë vdekur 2936 persona.

Vdekje nga virusi korona janë shënuar edhe në Japoni, Francë, Australi, Filipine, Tajvan, Tajlandë dhe në Shtetet e Bashkuara. Brenda një kohe të shkurtër, në ShBA vdiqën gjashtë persona.