Osmani: Familja Jashari ka vënë themelet e shtetit tonë
Në 22 vjetorin e "Epopesë së UÇK-së", kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani...

Në 22 vjetorin e "Epopesë së UÇK-së", kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe në kompleksin memorial "Adem Jashari”, në Prekaz.
Aty të dy krerët institucional, thanë se familja Jashari e ka vulosur shtetësinë e Kosovës.
"Jo vetëm në këto data, por në çdo ditë dhe në çdo moment ta përkujtojmë këtë sakrificë e cila i ka vënë themelet dhe ato themele jashtëzakonisht të forta të shtetit tonë. Në të njëjtën kohë ka ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës duke e bërë të ditur para syve të botës demokratike se populli shqiptar ishte një popull i shtypur nga ana e regjimit totalitar serb", tha ajo.
Kurti dhe Osmani kanë vizituar edhe kullën e familjes Jashari, ku janë pritur nga Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari.
