Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Serbi

06.03.2020 13:02

Serbia ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus....

Serbia ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus. Autoritetet bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 43 vjeçar nga Subotica, i cili ka udhëtuar në Hungari gjatë ditëve të fundit.

Rasti është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë, Zlabitor Loncar në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

“Ndodhi siç e prisnim. Kemi rastin e parë me koronavirus në Serbi. Çështja më e rendësishme është se ai është mirë me shëndet. Bëhet fjalë për një burrë nga Subotica që ka qenë në Budapest disa herë tek e motra që ka patur probleme”, shprehet ministri serb.