Kabul, nga një sulm raketor lëndohen 11 persona

06.03.2020 14:10

Ndaj pjesëmarrësve të një ceremonie në Kabul....

Ndaj pjesëmarrësve të një ceremonie në Kabul, mes të cilëve edhe kryeministri afgan, Abdul Abdul, sot u hodh një granatë me ç’rast u lënduan 11 persona.

Zëdhënësi i kryeministrit Abdul kumtoi se ai nuk është lënduar.

Talebanët mohojnë përgjegjësinë për sulmin ndaj pjesëmarrësve në ceremoninë për nder të liderit lokal të hazarëve, Abdul Ali Mazari, i cili ishte vrarë në vitin 1995.

Ministri i jashtëm afgan konfirmoi se njësi speciale policore janë dërguar në vendin e sulmit, përderisa presidenti afgan Ashraf Gani e dënoi sulmin si krim kundër njerëzimit.

Hazarët kryesisht janë pjesëtarë të grupit fetar shiit, të cilët janë cak i shpeshtë i ekstremistëve sunitë në Afganistan.