Maqedoni

Investimet në zonat me shumicë shqiptare, PDSh: Në proporcion me kontributet taksapaguese

06.03.2020 15:17

PDSH akuzon se investimet shtetërore ne rajonet me shumicë shqiptare janë jashtëzakonisht margjinale....

PDSH akuzon se investimet shtetërore ne rajonet me shumicë shqiptare janë jashtëzakonisht margjinale apo pothuajse të papërfillshme. Në tre zonat e lira ekonomike, në Tetovë, Kërçovë dhe Strugë, ka koncentrim neglizhent të kapitalit të huaj, më saktë atje operojnë vetëm  4 kompani të huaja, thonë nga PDSH. Edhe statistikat e bankës botërore për vitin 2008-2018, sipas tyre, tregojnë pikërisht pabarazinë ekonomike në RMV.
 
“Në Maqedoninë e Veriut, ku struktura e popullsisë është dyetnike e multietnike, pabarazia ekonomike është një herë më e thekuar sesa mesatarja e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe dy herë më e theksuar sesa mesatarja e shteteve kushtimisht të pastra etnike, si Shqipëria apo Serbia.”,- tha Driton Ibishi nga Komisioni Për Ekonomi - PDSh.
 
PDSH premton angazhimin për miratimin e një projekt rezolute për eliminim të diskriminimit mbi baza etnike të shqiptareve, në drejtim të aksesit të shqiptarëve në financat publike, proporcionalisht me kontributet taksapaguese.
 
SEDAT SELIMI