Tre të infektuar nga “Ebola” në Spanjë

08.10.2014 13:29

Shkon në tre numri i rasteve të dyshuar me “Ebola” në Spanjë........

Një tjetër infermiere e Spitalit “Carlo III- La Paz” në Madrid, ku ishin asistuar dy misionarë, është në vëzhgim bashkë me dy persona të tjerë. Shefi i spitalit, Rafael Perez-Santamarina, konfirmoi lajmin në një konferencë për shtyp.

Ndërkaq, mbi tre të dyshuarit vijojnë të bëhen analizat për të përcaktuar edhe ardhjen e virusit. Ndërkaq, Komisioni Evropian ka kërkuar sqarime nga Spanja lidhur me rastet e “Ebolës”.

Brukseli kërkon që të identifikohet ngërçi në sistemin shëndetësor Iberik, për shkak të të cilit ndodhi dhe infektimi. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i KE-së, Federic Vincent.