Maqedoni

Dy raste të reja të konfirmuara me koronavirus

06.03.2020 19:15

Ministria e Shëndetësisë informoi se sot në orët e pasdites...

Ministria e Shëndetësisë informoi se sot në orët e pasdites, në koronavirus janë testuar dy pacientë të rinj dhe rezultatet e tyre janë pozitivë në virusin.
 
“Sipas informatave që i kemi në këtë moment, bëhet fjalë për çift bashkëshortor nga Dibra, të cilët para disa ditëve janë kthyer nga Italia”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.
 
Nga Ministria shtojnë se po i mbledhin hollësirat për pacientët./Mia