Maqedoni
Filipçe: Regjistrohen dy raste të reja me virusin Korona
06.03.2020 19:58
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filiçe bëri të ditur se janë regjistruar 2 raste të reja me virusin korona në vend...

Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh të moshës 62 dhe 68 vjeçare nga Dibra, të cilët janë kthyer nga Italia më 27 shkurt. Ata janë kthyer nga Italia me autobus me 40 bashkëudhëtarë dhe kanë hyrë në pikën kufitare të Tabanocit ku më pas janë drejtuar drejt Shkupit dhe kanë përfunduar udhëtimin në qytetin e Dibrës.
"Kemi dy raste të reja të diagnostikuar pozitivisht me virusin korona. Ata janë një çift bashkëshortor nga Dibra të moshës 62 dhe 68 vjecare, të cilët në vendin tonë kanë arritur nga Bresha e Italisë Veriore më 27 shkurt. Pas hyrjes në kufirin tonë nga autobusi udhëtarë kanë zbritur në Kumanovë, në Shkup dhe Dibër. Atë kohë udhëtarët nuk kanë pasur asnjë simptomë ndërsa për herë të parë me simptoma të lehta janë paraqitur më 2 mars tek mjeku amë cili nuk ka parë indikacione që të bëhet testi për virusin korona dhe i ka dërguar për mjekim shtëpiak që sot ata të paraqiten në spitalin në Dibër ku ka ardhur edhe infektolog nga Gostivari. Pastaj janë vendosur indikacionet në përputhje me simptomat e zhvilluara të ditës së djeshme, ku janë marë briset ndërsa sot janë bërë testet.", tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filiçe.
Gjatë kohës sa kanë qëndrur në shtëpi dy pacientët kanë pasur kontakt vetëm me vëllaun e gruas. Po bëhen intervista nga ana e epidemiologëve që të vlersohet se a duhet të vendoset në izolim vetem ky anëtar i familjes apo edhe anëtarët e familjes së tij. MPB tashmë ka gjetur edhe emrat dhe numrat amë të gjithë 40 bashkë udhëtarëve në aotubusin I cili ka hyrë në vend më 27 shkurt. Po bëhet edhe identifiki i tyre, vendi ku jetojnë dhe pas identifikimit të tyre nga ana e epidiemologëvë të cilët do ta bëjnë së bashku me pjestarët e MPB, udhëtarët do të intervistohen dhe në bazë të të dhënave të cilat do ti japin nga gjendja e tyre shëndetsore, dhe analizës së kontakteve të cilat ata i kanë pasur në ndërkohë do të ndërmeren masa adekuate përfshi vendosjen e tyre në karantinë.
Pashtu pacientët do të barten nga spitali I Dibrës me transport special në klinikën Infektive në Shkup. Gjendja e tyre shëndetsore është stabile dhe kanë një pasqyrë klinike të lehtë apo një formë të lehtë të infektimit respiratorë gjegjësisht gripit bëri të ditur minsitri i shëndetësisë.
NAIM SINANI
