KOSOVË

Samuel Zhbogar, sot do t’ia dorëzojë Atifete Jahjagës raportin e progresit për Kosovën

08.10.2014 13:32

Gjatë ditës së sotme, në mesditë, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të pres në takim përfaqësuesin e posaçëm të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.......

Ky i fundit do t’i dorëzojë presidentes Jahjaga Raportin e Progresit për vitin 2014 për Kosovën. E sipas raportimeve të mediave, Kosova pritet të jetë me më pak progres në këtë raport.

Luftimi i korrupsionit, funksionimi i gjykatave dhe shumë pjesë të tjera të raportit përmbajnë nota negative. Ndër problemet kryesore që Raporti i Progresit evidenton janë edhe problemet me prokurimin publik, ndikimet politike në shumë fusha dhe reformimi i administratës.

Pika më kritike është ajo ku kërkohet ndryshimi i Kushtetutës, në mënyrë që Kosova të mundësojë krijimin e Gjykatës Speciale, e cila po mbahet peng për shkak të moskrijimit të institucioneve.