Maqedoni
Migrantët, Spasovski: Nuk do lejohet tranzit nëpër RMV; Çulev: Kufiri me Greqinë do të mbyllet
07.03.2020 15:16
Shteti nuk do të lejojë hyrje të migrantëve dhe se do kemi zero tolerancë...

Shteti nuk do të lejojë hyrje të migrantëve dhe se do kemi zero tolerancë, sepse kjo është politikë e të gjitha shteteve të rajonit tha Kryeministri Oliver Spasovski.
“E dini që vecmë kemi shpallur gjendje krize,dhe se janë rritur forcat e Armatës dhe Policisë në kufirin jugor.Në bazë të të gjitha informatave që i marrim nga shërbimet tona,dhe nga ato partnere po ndiqet situata.Deri më tani situarta është stabile,nuk kemi rritje të migrantëve të cilët do tentonin të hynë në territorin e RMV së por qëndrimi ynë është se do kemi 0 tolerancë”, u shpreh Kryeministri Oliver Spasovski.
Edhe Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, tha se që të parandalohet valë e re migrantësh do të mbyllet tërësisht kufiri jugor.
“Maqedonia është në komunikim të vazhdueshëlm me Fronteksin,dhe me partnerët tanë nga Bashkimi Evropian.Maqedonia definitivisht do të mbyll kufirin,dhe ne kemi kapacitete në krahasim me krizën e mëparshme me migrantët.Kemi edhe polic partner dhe patrollim të përbashkëta në kufirin jugor. Do të japim maksimumin që të mbyllim kufirin tonë dhe të parandalojmë valë të re migrantësh në territorin tonë e me atë edhe nga BE-ja”, theksoi Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev.
Deri më tani sipas Çulevit edhe pse është shpallur gjendje krize në kufirin jugor dhe verior,gjendja në kufirin jugor është stabile.Me kujdes vëzhgohet gjendja edhe në kufirin turko- grek,me çrast është rritur numri i forcave policore dhe të armnatës dhe është rikonstruuar edhe gardhi kufitar.
FLUTURA LATIFI
