Botë
Virusi Korona, rritet numri i viktimave në botë
07.03.2020 17:15
Janë anuluar manifestime,gara sportive,koncerte dhe arazhmane turistike...

Bota po përballet me një ndër krizat më të mëdha virusin korona me mbi 3 mij viktima në 90 vende në të gjitha kontinentet.
Burimi i infeksionit edhe më tej është në Kinë me rreth 100 të prekur nga virusi korona në ditë,por frika po përhapet edhe në vendet e tjera siç është Brazili dhe për kët paralejmëroi edhe Kryterai i Brazilit në konfreencën e jashtzakonshme.
“Bota po përballet me sfidë të madhe u paraqit virus për të cilin nuk kemi imunitet.Rastet filluian në Kinë por u përhapën në të gjitha kontinentet.Brazili i shtoi kapacitetet vëzhguese në aeporoportet,dhe rriti kapacitetet shëndetësore.Ne jemi vendi i parë në Amerikën Jugore që po përballet me virusin”, u shpreh kryetari i Brazilit Jair Bolsonarao.
Në bregun e Kalifornisë në një kruzer ka 21 të infektuar.Të infektuarit do të transportohen në port tjetër,paralajmëroi Nënkyetari Amerikan Pens.
Ai paralajmëroi edhe karantin për 1100 të punësuarit në anije për shkak të kontakteve me bartësit e virusit vdekjeprurës.
“Është evidente se edhe ekipi në anije mund të jetë infektuar sepse virusi manifestohet edhe te disa udhëtar të mëparshëm.Për momentin nukmund tëthemi se a do të zbresin ta anga anjija por jemi në komunik të vazhdueshëm me Ministrinë e Mbrojtje stë caktojë baza në Kaliforni ku mud të bëhen testimet”, theksoi zv/president amerikan Majkll Pens.
Edhe Universitetet në Uashington dhe Sietll i anuluan ligjeratat për studentët sepse në Shba po rritet numri i të vdekurve nga virusi korona.Një ndër problemet më të mëdha është edhe si të arrihet në Japoni nga Kina dhe Korea Jugore.
“Menduam të ktheheshim në Japini me të 30 tin por i dëgjuam lajmet për ndalesën.Bashkshorti im është në Seul,deshëm të kthehemi bashkë por tani do mbesim këtu”.
“Plani im parësor ishte të shkojmë në Japoni të dielën pot tani do ta anulojmë këtë”, shprehen qytetaret.
Në Itali ka rritje drastike të të vdekurve rreth 200 dhe mbi 4600 të infektuar.Qevria e Italisë caktoi mbylljen 10 ditore të shkollave.
FLUTURA LATIFI
