Maqedoni

I prezentuan si “bomba”, ju dolën fishekzjarrë; Spasovski: Istitucionet të hetojn rastin

07.03.2020 17:33

Të ashtuquajturat “ bomba” vazhdojn të jenë moll sherri mes VMRO-DPMNE – LSDM...

Pas publikimit të audio materialin ku dëgjohet se si deputeti Antonio Milloshoski intervenon te ish kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangelovski , nga partia e Mickoskit akuzojn kreun e LSDM-së , Zoran Zaev se ka kryer vepër penale, për siç thon mos dorzim të bisedave të përgjuara në PSP.
 
Për VMRO – DPMNE-në bisedën mes Milloshovski dhe Vangelovskit,  nuk dëgjohet ndonjë intervenim për aktvendim në Supremen.
 
“U dëshmua edhe një herë se Zoran Zaev ka kryer për së 1 mitën here vepër penale, e ajo është se nuk I ka dorzuar të gjitha “bombat” ose biseda të përgjuara nga periudha e vitit 2008 deri në 2015.  Në asnjë rast nuk kam dëgjuar që Antonio Milloshoski i thotë bashkëbiseduesit të tij, që ta bëjë këtë apo atë, ose e rregullova të jetë kështu, ose ashtu sipas parimit të gjyqësorit “tras-tras”, që kemi dëgjuar në bombat ndaj Zoran Zaevit”, u shpreh zëdhënësi i VMRO -DPMNE-së, Dimçe Arsovski. 
 
Kryeministri teknik Oliver Spasovski, mohon akuzën se LSDM, posedon ende material të përgjuara dhe fton institucionet që të njejtat të hetohen. 
 
“Unë nuk i dëgjova ato. Nuk e di se për çfarë bëhet fjalë, në lidhje me publikimin. E di se disa materiale janë publikuar. U bëj thirrje institucioneve që të hetojnë. Autoritetet hetuese të punojnë në mënyrë më efektive, të shohin se cilat janë ato materiale, çfarë materiale janë, prej ku janë publikuar, dhe pse dhe të ndërmerren veprime të duhura”, theksoi kryeministri teknik Oliver Spasovski. 
 
Spasovksi thotë se për këto raste do të ketë zero Toleranc, ndërsa  institucionet duhet të punojnë në mënyrë efektive dhe të zbulojnë se kush po e bën këtë.
 
SANIJE DURAKU