Maqedoni
Qeveria për rritjen ekonomike, më e lartë nga pritshmëritë; VMRO-DPMNE, ekonomia po fundoset
07.03.2020 19:25
Rritja e bruto prodhimit vendor vitin e kaluar ishte 3.6 përqind dhe ka tejkalaur pritejet e qeverisë...

Rritja e bruto prodhimit vendor vitin e kaluar ishte 3.6 përqind dhe ka tejkalaur pritejet e qeverisë dhe fondit monetar ndërkombëtar.
Papunësia është ulur në 16.6 përqind,është stabilizuar edhe borxhi publik, ndërsa rritje të tataimeve dhe kontributeve ka edhe në pjesën e pare të këtij viti, thotë Ministrja e Financave Nina Angellkovska.
“Vërehet ritje në sektorin e ndërtimtarisë për 5.9 përqind në nivel vjetor,tregëtia,transporti për 4.7 përqind,bujqësia për 3.8 përqinddhe industria për 3.1 përqind rritje në nivel vjetor.Nëse shikojmë sipas shpenzimeve rritja e aktivitetit ekonomik është rezultat i rritjes së kërkesave vendore”, u shpreh Ministrja e Financave Nina Angellkovska.
Edhe Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, tha se rritja në ndërtimtari tregon se projektte janë bërë përmes analizave precize.
“Po ndërtohen rrugë,por realizohet tërërsisht plani për rritje ekonomike,duke përfshirë edhe ligjin për përkrahje financiare.Njejtë trajtohen edhe investitorët vendor edhe ata të huaj dhe dhe ka qindra kompani që përkrahen nga Qeveria të cilat kanë ndikim të madh në rritjen e ekonomisë”, theksoi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Por nga VMRO – DPMNE thonë se sipas të gjitha parametrave ekonomia po shënon rënie, papunësia nuk po ulet,dhe qytetarët po shpërngulen.
“Pyesni kompanitë pronare të menaxhmentit,deri tek qytetarët ata të cilët në mënyrë direkte e ndjejnë ekonominë, apo avanson ekonomia apo po fundoset.Të gjitha parametrat ekonomik si rangimet thonë se ekonomia po fundoset dhe më nuk jemi në listën e Duing Bisnis”, u shpreh Dimçe Arsovski nga VMRO DPMNE.
Ndërkohë nga Qeveria thonë se buxheti është stabil dhe likuid dhe se trendi i realizimit ka vazhduar edhe këtë vit.
FLUTURA LATIFI
