Dy gra lëndohen në një aksident në autostradën Gostivar-Tetovë
Dy gra nga Pllasnica e Kërçovës janë lënduar rëndë në një aksident trafiku e cila mëngjesin e sotëm ka ndodhur në autostradën Gostivar-Tetovë.......

Ata kanë udhëtuar në një automjet i cili është përmbysur në afërsi të rrugës së Negotinës, informojnë nga SPB Tetovë.
Automobili "hjundai-akcent" që e ka drejtuar R.N. (68) nga Pllasnica e Kërçovës nga arsye ende të pakonfirmuara ka humbur kontroll dhe ka goditur në murin mbrojtës. Nga goditja automjeti është përmbysur në rrugë me ç'rast të dy bashkëudhëtaret B.N. (43) dhe M.N.(38) ka marrë lëndime të rënda. Menjëherë pas aksidentit, janë dërguar në spitalin e Gostivarit, ndërsa pastaj si raste urgjente janë transferuar në klinikat e Shkupit.
Për shkak të ekspertizës e cila bëhej, komunikacioni është riorientuar në rrugën lokale.
