KINË

Tërmet i fuqishëm në Kinë, viktima e të lënduar

08.10.2014 13:54

Kina është goditur sërish nga një tjetër tërmet i fuqishëm, këtë herë me magnitudë 6.4 ballë. Të paktën një person ka mbetur i vdekur ndërsa 324 të tjerë janë lënduar, ndërsa mediat lokale raportojnë për 5 viktima......

Epiqendra e tërmetit ishte në provincën Yunnan në jugperëndim të Kinës me një thellësi 10 kilometra.

Sipas agjencisë zyrtare kineze të lajmeve “Xinhua” , tërmeti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në qytetin e Yunnan si edhe në disa qytetet të tjera përreth tij.

Më shumë se 1 mijë pjesëtarë të grupeve të shpëtimit po punojnë për t’i ardhur në ndihmë personave të dëmtuar Më shumë se 600 persona vdiqën në muajin gusht në Kinë, pasi një tërmet 6.3 ballë goditi qytetin Yunnan.

Në vitin 2008 vdiqën 70 mijë persona në provincën Sichuan pas një tërmeti të fuqishëm.