Botë
Greqi, kampi i refugjatëve përfshihet nga zjarri
08.03.2020 14:33
Një zjarr ka përfshirë një kamp të refugjtëve në Ishullin Lesbos të Greqisë...

Një zjarr ka përfshirë një kamp të refugjtëve në Ishullin Lesbos të Greqisë, derisa tensionet janë rritur pas protestave për hapje të kufirit.
Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të qarta dhe nuk është shënuar ndonjë incident. Në ditët e fundit, shumë migrantë janë strehuar në Lesbos pas rritjes së numrit të tyre që vijnë nga Turqia.
Qindra nga ta janë munduar të arrijnë në këtë ishull që nga deklarata e presidentit turk Reccep Tayyip Erdogan javën e kaluar për “hapjen e dyerve” për refugjatët që të hyjnë në Evropë.
Por, të shtunën, presidenti turk urdhëroi rojen bregdetare të mos lejojë kalimin e migrantëve nëpër Detin Egje për shkak të rrezikut për jetë.
