Maqedoni

Mbulimi mediatik gjatë zgjedhjeve, ASHAAH-i bëhet gati për monitorimin e mediave

08.03.2020 15:17

Prej 23 mars e deri më 10 prill partitë janë zyartrisht në fushatë zgjedhore...

Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele i bënë përgaditjetet e fundit për  të monitoruar mbulimit mediatik. 
 
Anëtari  i Këshillit të Agjencisë, Selver Ajdini në “Intervistën Javore në TVM 2, tha se edhe këto zgjedhje do të moniorohet Servisi Publik si dhe 7 televizionet private.
 
Monitorimi do të bëhet për të parë se sa respektohen standardet ligjore dhe gazetareske gjatë raportimit, debateve ose intervistave si dhe minutazhi I  reklamimit politik të partive.
 
Detyrën më specifike e ka Servisi Publik, përkujton Ajdini. Sipas rregullativës mbulimi i zgjedhjeve në edicionet e lajmeve në Servisin Publik ndahet sipas parimit të përcaktuar ligjor. 
 
30 % e kohës do tu kushtohet informacioneve nga vendi,rajoni dhe bota, 30 % e kohës për aktivitetet e partive politike në pushtet dhe 30 % aktivitetet e partive opozitare dhe 10 %  për aktivitetet e subjekteve politike që nuk janë të përfaqësuar në Kuvend dhe kandidatëve të pavarur.
 
“Servisi publik gjithashtu ka për obligim  që në bashkëpunim me KSHZ-n pa konpensim të infomrojë qytetarët për formën dhe mënyrën e votimit. Gjithashtu Servisi Publik nuk ka të drejtën të emitoj program të paguar politik e ka për detyrë dhe obligim të organizoj debate ku do të ketë qendrime dhe ballafaqime  mes partive në pushtet dhe opozitës”, u shpreh anëtari i Këshillit të ASHAA-së, Selver Ajdini.
 
Deri në këto momente ende nuk dihet se si do të bëhet ndarja e minutazhit tani që kur ka koalicione mes partive në pushtet dhe atyre në opozitë, gjëgjësisht  në cilin minutazh do të përllogaritet koha e “Besa”-së dhe “Alternativës” në reklamimin zgjedhor me pagese, thotë Ajdini. 
 
“Ligji është I qartë se KSHZ do të del me vendim se në bazë të listave zgjedhore kujt i takon katër minutatat e pushtetit dhe 4 minutat e tjera të opozitës. Këtë çështje edhe më herët e kemi diskutuar, mirëpo me qënëse draft versioni I metodologjisë së re të Agjencisë për monitorimin e prezantimit politik është në shqyrtim publik nuk ka ndonjë vendim strikt”, theksoi Ajdini.
 
Edhe Servisi publik pret fjalën e fundit nga organet kompetente për të ndarë minutazhin e partive gjatë mbulimeve në lajme, në kohën e caktuar për pozitën dhe opozitën parlamentare. 
 
Ajdini ju rikujton të gjitha mediave, se që nga fillimi I fushatës zgjedhore, duhet të raportojnë sipas rregullave etike, morale dhe gazetareske, në mënyrë të balancuar e të paanshme.
 
Ai thotë se deri tani nuk janë bërë shkelje të këtyre rregullave, por rikujton përfaqësuesve  të mediave se gjobat janë të mëdha dhe askush nuk do të jetë mbi ligjin.  
 
REXHEP QAMILI