Maqedoni

Shënimi i 8 marsit: Marshohet me moton ti nuk je fajtore, aktivistet për të drejtat e njeriut ende nuk kemi barazi gjinore

08.03.2020 15:42

Stereotipet gjinore edhe më tej ekzistojnë.Aktivistet për të drejtat e njeriut dolën në rrugë që të festojnë...

Stereotipet gjinore edhe më tej ekzistojnë.Aktivistet për të drejtat e njeriut dolën në rrugë që të festojnë fitoren e luftës feministe,por edhe të rikujtojnë se rruga që shpie deri në barazi gjinore ende nuk ka përfunduar.
 
Kërkojmë dhe meritojmë më tepër thonë femrat të cilat këtë vit marshuan me moton ti nuk je fajtore.
 
Rikujtuan se kjo dhe çdo qeveri tjetër pa marrë parasysh përcaktimin ideologjik,kanë detyre dhe obligim të lufton për barazin gjinore në vend.
 
“Kur do të ju thonë cka kërkoni më tepër sepse gjithçka keni,mos u hamend  dhe bëhu e zëshme.Edhe nëse mendon se vet personalisht je mirë,lufto për vajzën e cila shitet sipas çmimit që e kanë parashtruar meshkujt në një familje.Lufto për gruan, e cila deri dje nuk kishte të drejtën e votës,lufto për femrat e keqtrajtuara në Indi dhe për pagat e pabarabarta mes femrave dhe meshkujve në tërë botën”, shprehet Mira Cvetkovska nga HERA.
 
Aktivistet thonë se nuk ka asnjë femër që gjatë jetës së saj nuk ka qenë viktimë e ndonjë lloji të dhunës, apo të ndonjë shqetësmi dhe ky është realiteti  në vendin tonë.Sipas tyre edhe akuzimi i viktimave pre e dhunës duhet të përfundojë.
 
“Kërkojmë zbatimin e arsimimit seksual ,kërkojmë mbrojtje nga dhuna gjinore nga institucioent kompetente,kërkojmë që të merr fund viktimizimi që ndodh në të gjitha institucionet në sistemin arsimor dhe në familje dhe kërkojmë që mediat të paraqesin rastet e dhunës gjinore”, theksoi Kalia Dimitrova nga Komiteti i Helsinkut.
 
Kjo ditë ndërkombëtare për të drejtat e gruas dhe mirqenine  e tyre  shënon luftën historike  edhe më tej aktuale për barazi ekonomike sociale dhe politike në shoqëri.
 
FLUTURA LATIFI