Maqedoni
Zaev për “bombat”: Të gjitha materialet i janë dorëzuar PSP; Mickoski: “Bombat” dëshmi se zaev ka ende materiale
08.03.2020 16:05
Lideri I LSDM-së Zoran Zaev, mohon cfardo lidhje me audio regjistrimet në të cilat dëgjohet zëri i Milloshoskit...

Lideri I LSDM-së Zoran Zaev, mohon cfardo lidhje me audio regjistrimet në të cilat dëgjohet zëri i Milloshoskit, e që u publikua në Youtube.
Edhe pse Milloshoski dyshon se pikërisht Zaev, qëndron pas publikimit, kreu I social demokratëve, thot se të gjitha regjistrimet që kanë që kanë qenë në bihaçka I janë dorzuar PSP-së. ai ftoi që të hetohet se kush I ka publikuar audio regjistrimet.
"Ne definitivisht kemi mbaruar me obligimin tonë, dhe ka fundi i 2016 kemi dorëzuar të gjitha materialet në PSP. Ne lëshuam një paketë prej 35 "bombave" dhe kur arritëm një marrëveshje për qeveri I ndalëm, I paketuam materialet në hard disqe dhe i dorëzuam. Le të mos harrojmë se kush përgjoi dhe se ne morëm vetëm një pjesë të materialeve, d.m.th. kemi marrë rreth 30% të materialeve”, u shpreh lideri i LSDM-së Zoran Zaev.
Për liderin e VMRO-DPMNE-së pritej që Zaev të mohojë lidhjen me postimet në YouTube,sepse përndryshe do të bëhej e qartë se jo të gjitha materialet janë dorëzuar. Sipas Mickoski, do të ishte më së miri që Zaev ta pranojë ftesën e Miloshoski për duel.
“Bëhet fjalë sërisht për një gënjështër të madhe brutale dhe manipulim që e thotë. Besoj se i kanë thënë, pasi i ka publikuar se ato duhet të përfundonin në prokurori dhe të mos publikoheshin në Youtube, prandaj ka reteruar nga qëndrimi, dhe të thot se nuk e ka bër ai..Besoj edhe më tej do të vazhdojnë në publik të paraqiten materiale të këtilla. Meqë ik prej meje të dalë në debat do të ishte më mirë të paktën të pranojë me Milloshoskin të dalë në debat në ndonjë media dhe të flasin për gjërat që mes tyre si duket janë të pathëna”, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Para se të shfaqeshin audio regjistriumet për Miloshoskin, ai publikoi dy audio regjistrime. Të parën e lëshoi gjatë debatit në Komisionin kuvendor për çështje evropiane.
Në regjistrim sipas Milloshoskit, dëgjohet zëri I Zevit duke biseduar me dike për financimin e televizionit 1 Tv ku pronar joformal ishte Boki13 I dyshuari I parë në rastin Zhvatja.
Ndërsa audio regjistrimin e dyt e lëshoi nga selia e VMRO-DPMNE-së, ku sipas tyre dëgjihet si Zaev ka marr vendime në emër të gjykatës Supreme dhe të PSP-së.
SANIJE DURAKU
