Maqedoni

8 Marsi, dita e gruas: Gruas nuk i dhurohet lule vetëm për festë

08.03.2020 16:27

Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet çdo vit më 8 mars...

Kjo ditë  përkujton lëvizjen për të  drejtat e grave. Kjo ditë shërben për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqë, dhe drejtësi.
 
Të anketuarit nga TVM2 thonë se femrat kanë ecur shume para dhe atyre nuk duhet dhuruar lule vetëm për festa. 
 
“Nuk di ende, respekt sepse femrat tani kanë ecur shumë para.  Cdo ditë duhet nese burri e do gruan, një lule nuk është asgje,  por kur të vjen nga shpirti  jo vetëm për 8 mars”. 
 
“Më mirë të ju japin 360 ditë të kenë të drejtë se sa vetëm 1 ditë . Femrat janë ku janë  edhe duhet gjithmonë ti kenë të drejtat,  jo vetëm 8 Marsin  si femër, të jenë të barbartë me mashkullin”. 
 
“Së pari duhet të arsimohen sepse arsimimi të bënë njeri .Një  femer që ka  ambicie  mund të korri  sukses dhe të jetë një femër e sukseshme”, shprehen qytetarët. 
 
Femijet mendojnë se femrat janë gjinia më e pastër dhe më e sinqertë. Ndërsa ata janë të mendimit se dhurata më e mirë për nënat e tyre është dashuria dhe respekti që kanë për gjënë me të shtrenjtë, nënën. 
 
“Krejt e dimë që femra është më e dalluar  prej meshkujve, por sipas mendimit tim femrat janë  gjinia me e pastërt”. 
 
“Do ti dhuroj 1 lule të bukur, me një përqafim dhe një puthje në faqe”, shprehen nxënësit. 
 
Ideja që 8 marsi i parë  të  shënohet  në kalendarë si Dita e Gruas ndodhi më 28 shkurt të vitit 1909 në Nju Jork, ku pikërisht nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas u sugjerua që të jetë  kjo datë, ku më pas, një vit më vonë, në vitin 1910  të shënohet si "Ditë Ndërkombëtare e Gruas".
 
Kujtojmë se fillim shekulli të XIX-të, ishte një periudhë e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar.
 
REJHANE BUSHI METAJ