Maqedoni
Rifreskimi i listave zgjedhore, Sherifi: Shans për kyçje të të rinjëve në kuvend; Zgjedhjet e 12 prillit: Liderët shqiptarë kryesojnë listat në zonën 6
08.03.2020 16:50
Javën që vjen do të mësohen emrat e kandidatëve që do të garojnë për deputetë në përbërjen e re parlamentare...

Aleanca për Shqiptarët më 11 mars do të publikojë emrat e tyre, ndërkaq BDI paralajëmron rifreskim të listave zgjedhor me emra të rinj.
Profesori universitar Isak Sherifi për TVM2 thotë se kjo paraqet mundësi të mirë për gjeneratat e reja që të përfaqësohen në përbërjen e re parlamentare.
Sherifi konsideron se kjo njëherit është edhe shtytje për popullatën shqiptare që më 12 prill të del dhe votojë.
“Freskimi i listave për zgjedhjet e 12 prillit i jep një shans edhe gjeneratës e cila ende nuk ka qasje, hapësirë të domosdoshme në subjektet politike, por edhe I jep një implus elektoratit shqiptarë që ti përgjigjet masovikisht daljes me 12 prill në zgjedhje e jashtzakonshme që do të ndodhin në Maqedoninë e Veriut”, u shpreh profesori universitar Isak Sherifi.
Liderët e partive shqiptare do të jenë bartës liste në zonën numër gjashtë. Profesori Isak Sherifi nuk e arsyeton koncentrimin e tyre në një zonë. Thotë se liderët e partive duan të masin forcat në zonën gjashtë pasi është më e koncentruar me popullatë shqiptare.
“Nuk është mirë kjo që ti matin forcat të gjithë në zonën numër gjashtë, secili nga vjen ta matë baraspeshën në vendlindjen e vet kryesisht. Zona numër gjashtë jo vetëm se është dendësia e popullatës që e përbëjnë shqiptarët më tepër, por unë mendoj që kandidaturat duhet të jenë prej nga vijnë liderët, jo vetëm në zonën numër gjashtë, por ka që i tangojnë edhe zonës numër pesë, por megjthatë këto janë vendimarje konceptuale të secilit subjekt politik në platformat e tyre politike”, theksoi Sherifi.
LSDM për momentin po analizon 750 emra të kandidatëve për deputetë për lista të përbashkëta me Lëvizjen Besa por edhe partitë tjera pjesë të koalicionit.
Më 9 mars do të definohen edhe listat kur LSDM do të mbajë kongresin e partisë. VMRO-DPMNE dhe koalicioni I tyre, zyrtarisht listat e kandidatëve për deputetë do ti publikojë më 11 mars, pasi emrat e tyre të vërtetohen një ditë më parë nga komiteti qendror I partisë.
MERAL ISMAILI
