Maqedoni
SPB Tetovë, arreston 35 persona për përdorim të drogës
08.03.2020 17:09
Në dy muajt e parë të këtij viti në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit...

Në dy muajt e parë të këtij viti në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike janë privuar nga liria 35 persona prej të cilëve 21 në Gostivar dhe 14 në Tetovë, thotë zëdhënësi SPB Tetovë Fatmri Rexhepi.
Ndërkohë nga viti 2018 deri më sot janë privuar 390 persona numër ky krahasuara me vitet e më paraprake është më i ulët.
“Sektori për punë të brendshme në Tetovë, nëpërmjet njësitit për parandalim organizon ligjërata të ndryshme nëpër shkollat fillore dhe të mesme të qyteti të Tetovës dhe Gostivarit,me qëllim që të bënë parandalimi tek të rinjtë për pasojat dhe implikimet ligjore”, u shpreh zëdhënësi SPB Tetovë Fatmri Rexhepi.
Nga SPB Tetovë, u bëjnë thirrje qytetarëve dhe kryesisht prindërit që të kujdesen më shumë për fëmijët e tyre.
“SPB-Tetovë, bënë apel deri tekë qytetarët, deri tek prindërit,të cilët kanë fëmijë nëpër shkolla fillore dhe të mesme kryesisht të moshës 15-18 vjeç, pasi kjo është mosha në të cilët fëmijët nuk janë të vetëdijshëm në veprimet e tyre dhe shumë lehtë mundë të kyçen këtyre grupacioneve të cilët,merren me tregti legale me mjete narkotike,dhe çdo lëshim dhe mos pasje nënë kontroll I fëmijëve të tyre,mund të jetë fatale për fëmijët he familjen”, theksoi Rexhepi.
Sipas autoriteteve, çmimi i drogës së lehtë apo siç njihet në popull, marihuanës, sillet nga 400 deri në 500 denarë për doze dhe pikërisht ky çmim i josh të rinjtë të provojnë, por me të nisur këtë rrugë, vështirë se mund të largohen.
VISAR SADIKI
