Maqedoni
Barazia gjinore: LSDM promovon program për barazi gjinore; ASh- AAA: Do rrisim buxhetin për barazi gjinore; Mizrahi: Nuk kemi barazi të plotë gjinore
08.03.2020 17:28
Politikat konzervative janë në dëm të grave, andajne po ndërtojmë një shoqëri për të gjithë...

Politikat konzervative janë në dëm të grave, andajne po ndërtojmë një shoqëri për të gjithë të bazuar në barazi dhe mosdiskriminim thonë nga LSDM.
Strategji për përkrahjen e ndërmarrësisë së grave,trajnime,si dhe zvogëimin e orarit të punës për grate më të moshuara janë disa nga masat që janë të parapara në programin e LSDM së.
Proiritet kishin luftën kundër dhunës së grave prandaj u ratifikau edhe konventën e Stambollit potencoi Nënkryterja e LSDM së Radmilla Sheqerinska.
“Pas shum vitesh anulim, arritëm të ratifikojmë konventën e Stambollit dhe miratuam planin nacional për implementimin e saj.Sumica parlamentare e LSDM së dhe koalicioni ,miratoi ligj të ri për parandalimin dhe mbrojtje nga dhuna e ushtruar mbi grate dhe dhuna në familje, I cili për here të pare është në përputhje me elementet e konvenetës së Stambollit”, nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska.
Gratë nuk janë të mbrojtura nga diskrimimi gjinor andaj edhe më tej nuk kemi barazi të plotë theksoi Rashella Mizrahi nga VMRO DPMNE.
Sipas saj duhet të ndryshohet perceptimi,ndërsa grate duhet të njohin forcën e tyre sepse vetëm ksëhtu mund të kemi barazi të vërtetë.
“Edhe pse kemi ligje me të cilat mbrohemi nga diskriminimi gjinor,nuk mbrohemi nga peceptimi gjeneral se për dallimet mes grave dhe burrave.Perceptimet duhet të ndryshohen përbrenda nga jashtë. Kjo do thotë se grate duhet të shohin force në vete dhe ti njohin kualitetet e veta që të arrinë qëllime të caktuara,vetëm atëherë do të kemi barazi”, theksoi Rashella Mizrahi nga VMRO DPMNE.
ASH dhe Alternativa parashohin rritje të buxhetit për barazi gjinore,eleiminimin e dhunës si dhe përmirësimin e përfaqësimit të femrave në jetën publike.
“Koalicioni Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa parashikon rritjen e buxhetit të njësisë për barazi gjinore,pranë MPPS për tu mundësuar të luajnë rol më të fortë koordinues për të siguruar që normat ligjore dhe politikat relevante qytetare të zbatohen në mënyrë efektive.Duke qenë se 82 përqind e të mbijetuarve nga dhuna në familje janë gra dhe 93 përqind e të dënuarve për dhunë janë burra,do të angazhohemi për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit dhe përmirësimin e përfaqësimit të tyre në jetën publike”, u shpreh kryetarja e asamblesë së femrës Njomza Shaqiri.
Shoqëria jonë ende nuk mund të flet për barazi gjinore, sepse përfaqësimi i grave është shum i ulët thonë nga Aleanca për shqiptarët.
FLUTURA LATIFI
