Maqedoni

Këshilli Republikan i trafikut për 8 mars me nga një lule nderon gratë vozitëse

08.03.2020 18:00

Me rastin e 8 Marsit, Këshilli Republikan për komunikacion me nga një lule...

Me rastin e 8 Marsit, Këshilli Republikan për komunikacion me nga një lule sot ka nderuar gratë vozitëse që ishin pjesë e komunikacionit në qytetin e Tetovës.
 
Sipas tyre kjo nismë ka për qëllim  për ti dhënë një mesazh të gjithëve se edhe grat kanë të drejt të vozisin dhe  të mos paragjykohen.
 
“Ne si këshilli republikan për komunikacionin rrugor për sigurinë në komunikacion vendosëm që sot të japim një mesazh,nga ku ne i përkrahim dhe i iniciojmë që edhe gratë të vozisin,dhe të jenë sa më të shpeshta,dhe të mos bëhen pre e paragjykimeve,që grat nuk din të vozisin”, shprehen nga Këshilli Republikan për komunikacion.