KOBAN

Rënia e Kobanit nuk shqetëson SHBA-të

08.10.2014 14:19

Qyteti me rëndësi të veçantë Koban, në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë, do të bjerë nën kontrollin e Shtetit Islamik, por ky nuk është një shqetësim madhor për Amerikën.....

Kështu janë shprehur disa zyrtarë të lartë të administratës Obama së fundi.

Nëse Kobane do të bjerë, ISIS do të kontrollojë një pjesë të madhe të rripit kufitar mes asaj që ata vet e kanë quajtur si kryeqyteti i Raqqas, në Siri, dhe Turqisë, një zonë prej rreth 100 km.

Zyrtarët amerikanë thanë se objektivi në Siri nuk është të shpëtohen qytetet apo fshatrat, por për të shkuar drejt krerëve më të lartë të Shtetit Islamik, rafinerive të naftës dhe infrastrukturave të tjera që do të zvogëlonin aftësinë e grupit terrorist për të operuar, veçanërisht në Irak.

Zyrtarët thanë gjithashtu se shpëtimi i Irakut është një objektiv shumë më strategjik, kjo për disa arsye, përfshi edhe faktin se Shtetet e Bashkuara kanë një marrëdhënie normale me qeverinë e Irakut.