Maqedoni

Përpilimi i listave, Zaev: 50% kandidate femra; Mickovski: Do ta kemi parasysh cilësinë

08.03.2020 18:27

Partit kanë edhe disa ditë kohë për të përfunduar me përpilimin e listave zgjedhore...

Partit kanë edhe disa ditë kohë për të përfunduar me përpilimin e listave zgjedhore për kandidatë për deputete.
 
Veç më nga LSDM konfirmuan se Zaev dhe Shekerinska do të jenë bartës liste, por ende nuk dihet se në cilët njësi zgjedhore, ndërsa Bilall Kasami do të jetë bartës në njësin e gjashtë zgjedhore.
 
Lideri I LSDM-së Zoran Zaev njoftoi se në zgjedhjete e parakohshme parlamentare të 12 prillit do të ketë dy bartës liste, një grua dhe një burrë, ndërsa përveç kësaj, ata do të kenë jo 40 por 50% kandidate femra.  
 
“Në secilën njësi zgjedhore do të ketë një bartëse grua dhe një bartës burrë. Ne do të shkojmë me dy bartës. Gruaja do të jetë e para në listë ose e dyta por të dy paralelisht do ta mbulojnë terrenin. Në njësinë e katër zgjedhore, rajonin e Prilepit dhe rajoni i Strumicës dhe Radovishit kapin të dy anët e shtetit. Kjo është një cilësi e re, përveç përfaqësimit 50-50, ne do të kemi edhe nga një bartëse grua”, u shpreh kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Lideri i VMRO DPMNE-së thotë se nuk pranon të flasë për përqindje, por për cilësi. Ai gjithashtu njoftoi se nuk do të jetë bartës liste për kandidat për deputet. 
 
“Fatkeqësisht këtu numrat përcaktohen me ligj dhe ne do të duhet të veprojmë sipas këtij ligji, dmth. Gjinia më pak e përfaqësuar duhet të jetë 40 përqind, gjinia më e përfaqësuar duhet të jetë 60 përqind. Por kjo nuk do të thotë që 40 përqind do të jetë e përfqësuar  gjinia më e butë, mbase gjinia më e fortë do të përfaqësohet më pak në ato lista. Jemi në fazën e fundit të përpilimit të përmbajtjes së atyre listave”, theksoi lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski. 
 
Nga partit shqiptare i vetmi konfirmim është që do të respektojn kuotën ligjore prej 40 përqind.
 
Nga Aleanca për shqiptarët thonë se dihet vetëm që LIderi I  Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela do të jetë bartës listen ë njësin e gjasht zgjedhore ndërsa bartëse liste nuk kanë. 
 
“Meqenëse hymë në zgjedhje si koalicion normal këtu do ketë shum rol edhe pëzgjedhja që bëhet brenda degëve ,bartës për momentin nuk kemi femër,por gjithsesi numri 2 do të jetë e përfaqësuar nga femra”, u shpreh Njomza Shaqiri nga ASh.
 
Jozyrtarisht mësojmë që BDI-ja nuk do të ketë bartëse por, vetëm bartës liste. Edhe atë Ali Ahmeti do të kryesojë listën në Njësinë e 6 zgjedhore, në Njësinë e 5 Talat Xhaferi, në Njësinë e tretë zgjedhore ish ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, në Njësinë numër 2 bartës liste do të jetë Arbër Ademi dhe në Njësinë e parë zgjedhore listës do t’i prijë nënkryetari i partisë, Izet Mexhiti.
 
Nga Alternatia tani më kanë konfirmuar se Afrim Gashi do të jetë bartës liste në njësin e dytë zgjedhore. Pasi që partit politike të dorëzojn lisaat e kandidatëve për deputet do të mund të dim saktë se sa partit shqiptare agazhohen për barazi gjinore.
 
SANIJE DURAKU