Maqedoni
Virusi Korona: Nuk ka raste të reja në vend; Përhapje e virusit në botë, të infektuar mbi 106 mijë persona
08.03.2020 18:49
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjendja e bashkëshortëve të prekur nga virusi korona është stabile...

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjendja e bashkëshortëve të prekur nga virusi korona është stabile, dhe nuk ka raste të reja të infektuarish me virusin korona në vend.
Në gjendje stabile është edhe pacientja e pare e infektuar,dhe gjatë ditës së nesërme do të testoeht për tu vërteteuar se a është shëruar.
Më 10 mars mbaron periudha e izolimit të të gjithë bashkudhëtarëve të cilët më 26 shkurt ishin bashkë me të prekurën e parë.Ndërkohë kompania ajrore “Wizzair” njoftoi se do të suspendohen fluturimet për Milano, Trevizo dhe Bergamo për shkak të mbylljes së pjesës veriore të Italisë me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit Korona.
Fluturimet nga Shkupi dhe Ohri drejt këtyre qyteteve do të ndërpriten deri më 3 prill.Ndërkohë në Itali situata sa vjen e rëndohet. 16 milion banorë janë vendosur në karantinë në Italinë veriore ndërsa banorët në 15 provinca qendrore dhe veriore të Italisë duhet të marrin leje për të udhëtuar.
Numri i viktimave atje ka shkuar në mbi 230 ndërsa i të prekurve deri në rreth 6000. Qeveria italia njoftoi se do të mbyllen tërësisht shkollat, palestrat, pishinat dhe qendrat e skijimit deri më datën 3 prill.
“Kjo nuk është e zakonshme për Milanon por ne duhet të adaptohemi me këtë deri në gjetjen e një zgjidhjeje”.
“Mendoj për fëmijët emi edhe një javë do rrinë në shtëpi por këto janë kufizime dhe ne duhet ti respektojmë”.
“Sipas mendimittim ky kufizim I lëvizjeve duheshte të fillojë më herët”, shprehen qytetaret.
Nga virusi korona në botë janë të infektuar mbi 106 mij persona .Virusi është I pranishëm në 95 shtete me mbi 100 viktima.Në 24 orët e fundit janaë paraqitur 4500 të infektuar dhe 100 prej tyre me përfundim fatal.
Numri më I madh I të prekurve janë në Kinë ku edhe filloi epidemia.
FLUTURA LATIFI
