Botë

Numri i të vdekurve nga Kovid-19 në Iran u rrit në 194 viktima

08.03.2020 19:46

Në Iran 194 persona kanë vdekur nga koronavorusi i ri ndërsa 6.566 janë infektuar, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë në Teheran...

 Irani është një ndër vendet me numër më të madh të viktimave jashtë Kinës, ku virusi u paraqit fillimisht.

Zëdhënësi i Ministrisë në një paraqitje televizive i paralajmëroi iranianët të shmangin tubime të mëdha dhe të qëndrojnë nëpër shtëpi.

Ndërkohë “Iran er” i ndërpreu të gjitha fluturimet në  destinacionet evropiane deri në njoftimin e ardhshëm, kumtoi Organizata për aviacion civil./mia