Gareth Bale futbollistit më i mirë uellsian
08.10.2014 14:35
Mesfushorit ofansiv i Real Madridit, Gareth Bale, ka fituar një çmim të ri individual. Futbollisti 25 vjeçar është shpallur futbollisti më i mirë uellsian për vitin 2014 nga federata e këtij vendi.......

Këtë çmim, Bale e ka fituar për herë të katërt në pesë vitet e fundit. Me këtë rast, ai është bërë futbollisti që e ka fituar më së shumti këtë çmim, duke e lënë pas trajnerin aktual të Stoke Cityt, Mark Hughes, që në karrierën e tij si futbollist ka luajtur për skuadra si Manchester United, Barcelona e Bayern Munchen, si dhe ish futbollistin e Arsenalit e Celticut, John Hartson. Që të dy këta e kenë fituar nga tre herë çmimin e futbollistit më të mirë në Uells.
