Gjykata Penale, vazhdon gjykimi për ”Organizatorët e 27 prillit”
Në Gjykatën themelore penale në Shkup...

Në Gjykatën themelore penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për organizatorët e dhunës në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.
Në seancën e sotme dëshmon kryeministri teknik Oliver Spasovski dhe Mihail Mlladenovski, një prej të akuzuarve në dhomën ligjvënëse. Prokurorja Vlma Ruskoska paralajmëroi se si dëshmitar do të ftohet edhe Aleksandar Vasilevski – Ninxha, i dënuar në tetë vjet burg për “27 prillin”.
Në seancën e parë për organizatorët e dhunës në Kuvend e mbajtur më 26 shkurt, të akuzuarit Trajko Veljanoski, Spiro Ristovski, Mile Janakievski dhe Vlladimir Atanasovski, u deklaruan se nuk janë fajtorë për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.
Ish-funksionarët shtetërorë nga koha e VMRO-DPMNE-së, të cilët akuzohen për organizimin e “të enjtes së përgjakshme”, thanë se e konsiderojnë të akuzuarin kundër tyre për ndjekje politike.
Në hetimin për organizatorët e “27 prillit” janë përfshirë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-zbuluesi Nikolla Boshkoski, por procedura për ta është penguar derisa nuk bëhen të qasshëm në organet e përndjekje. Procesin gjyqësor e zhvillon gjykatësi Ilija Tërpkov.
