Zgjedhjet e 12 prillit, partitë drejt finalizimit të listave për deputetë

09.03.2020 11:34

Partitë më së voni për tri ditë duhet t’i kompletojnë dhe dorëzojnë deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.....

Partitë më së voni për tri ditë duhet t’i kompletojnë dhe dorëzojnë deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve listat me kandidatët për deputetët dhe bartës të listave me të cilat do të përfaqësohen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

LSDM-ja sot në Kongres do t’i publikojë të gjithë bartësit e listave dhe kandidatëve, ndërsa VMRO-DPMNE-ja opozitare pasi t’i konfirmojnë nesër në seancën e Komitetit Qendror do t’i prezantojë pasnesër.

Fundjavën e kaluar kandidatët e tyre për deputetët i zyrtarizoi Besa, e cila parazgjedhjeve lidhi koalicion me LSDM-në,. PDSH-ja, bëri të ditur se do të dalë e vetme në zgjedhje.

Në koalicionin e LSDM-së deri më tani dihet se lideri Zoran Zaev do të jetë bartës në Njësinë Zgjedhore numër katër, krahas tij bartës liste do të jetë edhe nënkryetarja e partisë, Radmilla Shekerinska, ndërsa në NJ.Z e gjashtë, Bilall Kasami. Nga partit shqiptare i vetmi konfirmim është që do të respektojne kuotën ligjore prej 40 përqind.