Shaqiri duhet të luaj më shumë
Hapësira jo e mjaftueshme për lojë e Xherdan Shaqirit në skuadrën e Bayern Munchenit, po krijon siklet edhe për përzgjedhësin e përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkovic......

Në një intervistë për UEFA.com, Petkovic ka përmendur edhe emrin e Shaqirit ndër lojtarët të cilët nuk po kanë hapësirë të mjaftueshëm për lojë në skuadrat e tyre. “Shpresoj që lojtarët e përfaqësueses të jenë startues të rregullt në skuadrat e tyre këtë stinor, por kjo është një problem për momentin.
Stinorin e kaluar Haris Seferovic e kishte këtë problem dhe tani as Josip Drmic nuk po arrin të të luaj mjaftueshëm, derisa shpresoj që edhe Xherdan Shaqiri të luajë më shumë në të ardhmen.
I kam thënë lojtarëve që është shumë e rëndësishme performanca e treguar me klubet e tyre. Unë dua nga ata që të luajnë sa më shumë minuta që është e mundur dhe të jenë të gatshëm për t’iu bashkuar përfaqësueses,” tha ndër tjerash Petkovic. Mungesa e hapësirës në Bayern e Shaqirit dita ditës po krijon edhe spekulime të shumta nga mediat e huaja për një transferim të mundshëm në ndonjë klub tjetër, e që një gjë e tillë shumë lehtë mund të realizohet gjatë muajit janar.
Siç dihet, interesim për Shaqirin kanë shprehur skuadra të ndryshme, derisa emrat më të përmendur janë Liverpool dhe Juventus.
