Maqedoni
Aselborn: KE do të caktojë datën e bisedimeve me RMV-në
09.03.2020 15:34
Shefi i diplomacisë së Luksemburgut, Zhan Aselborn, shpreh bindjen se Komisioni Europian...

Shefi i diplomacisë së Luksemburgut, Zhan Aselborn, shpreh bindjen se Komisioni Europian më në fund do të caktojë datën për fillimin e negociatave të RMV-së me BE-në. Me vetë faktin që RMV është pjesë e NATO-s dhe ka zgjedhur problemet më të mëdha, mendoj se meriton që t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në BE, vlerësoi Aselborn pas takimit me ministrin e punëve të jashtme në Shkup, Nikolla Dimitrov.
“Nëse Franca e merr këtë drejtim dhe orientohet në drejtimin e duhur, unë mendoj se edhe vendet tjera të BE-së do ta përcjellin të njëjtin rekomandim. Mendoj se është koha e fundit që këto të arritura të RMV-së të vlerësohen dhe nëse këtë nuk e bëjmë tani, me këtë politikë ne nuk do ta dëmtojmë vendin tuaj, por politikën e përgjithshme në drejtim me Ballkanin Perëndimor.”,- tha ministri i punëve të jashtme i Luksemburgut, Zhan Aselborn.
Dimitrov: Aselborn do të ndihmojë të marrim datën më 24 mars
“Jam veçanërisht falënderues që gjeti kohë të vijë në Shkup me një porosi se ne meritojmë t’i fillojmë bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Europian. Biseduam edhe për kandidaturën tonë, për detyrimet në procesin reformues në vend, për raportin e fundit të Komisionit Europian dhe vullnetin e vendeve tjera anëtare. Jam shumë i bindur se mysafiri i sotshëm do t’i ndihmojë vendit tonë edhe më datën 24 mars kur Bashkimi Europian definitivisht duhet ta tregojë qëndrimin e saj vizavi RMV-së.”,- u shpreh ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov.
Në takim po ashtu u bisedua edhe për rezultatet e arritura në procesin e reformimit të ligjeve dhe harmonizimin e tyre me ligjet e BE-së, si dhe për raportin e jashtëzakonshëm të Komisionit Europian, i cili ishte pozitiv për RMV-në.
FITIM KRYEZIU
FITIM KRYEZIU
