Maqedoni

Edicioni i 10 i “Robomak”, pjesëmarrës studentë dhe nxënës

09.03.2020 15:48

Në Fakultetin për Elektroteknikë dhe Teknologji Informatike është hapur edicioni i 10 i garës...

Në Fakultetin për Elektroteknikë dhe Teknologji Informatike është hapur edicioni i 10 i garës ndërkombëtare për robotikë dhe inteligjencë artificiale ROBOMAK. Pjesë e garës do të jenë 60 pjesëmarrës nga vendi dhe vendet tjera, studentë dhe nxënës të shkollave të mesme. Ndërsa pjesëmarrësit në këtë garë theksojnë se kjo është mundësi e mirë që t’i përdorin dituritë dhe mjeshtëritë e tyre, të bashkëpunojnë me studentë nga vendi dhe jashtë, me qëllim të fitimit të vendit të parë në kategorinë e tyre. 
 
“ROBOMAK është një mundësi e shkëlqyeshme për të mbështetur njohuritë e marra në mësimdhënie. Kam aplikuar për kategorinë Self Racing. Unë marr pjesë në konkurs për herë të parë dhe mendoj se mund të ndihmoj në përcaktimin tim për të ardhmen.”,- u shpreh studenti, Ivan Kostovski.
 
“T’i shtyjmë të rinjtë që të jetë pjesë e robotikës, sepse kjo fushë nuk është shumë aktuale, si dhe nuk është e zhvilluar aq sa duhet këtu tek ne.”,- theksoi një student. 
 
Nga Fakulteti për Elektronikë dhe Teknologji ftojnë nxënësit e shkollës së mesme që të regjistrohen në këtë fakultet, sepse përveç teorisë, ata do të kenë mundësi edhe për praktikë. 
 
“Këtë vit kemi një kategori krejt të re të mësimit të makinerive. Detyra e këtij konkursi do të jetë zhvillimi i një algoritmi të zgjuar që parashikon ndotjen. Ne do të përpiqemi përmes inteligjencës artificiale dhe mësimit të makinerive të zgjidhim një nga problemet më të mëdha aktuale në vendin tonë.”,- theksoi profesori në Fakultetin e Informatikës, Hristijan Gjoreski.                                                                            
Të shtunën në Shtëpinë e ARM-së do të shpallet fituesi i edicionit të 10 të Garës Ndërkombëtare për Robotikë dhe Inteligjencë Artificiale ROBOMAK.
 
REJHANE BUSHI METAJ