Maqedoni

Forumi Investues i Odave Ekonomike të rajonit, rritet shkëmbimi tregtar mes vendeve të rajonit

09.03.2020 16:31

Shkëmbimi tregtar midis Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor është në rritje...

Shkëmbimi tregtar midis Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor është në rritje, por vendi ka kapacitet edhe për rritje më të lartë. Këtë e pengojnë barrierat administrative, pasi humbet shumë kohë dhe para duke pritur nëpër kufij për shkak të mosnjohjes së ndërsjellë të dokumenteve dhe certifikatave, si dhe për shkak të procedurave të komplikuara në pikat kufitare, thonë nga Forumi Investues i Odave Ekonomike të Rajonit. 
 
“Populizmi është një sëmundje e madhe në rajon dhe po ndërtohet mbi barrierat që dëmtojnë ekonominë. Si mund të flasim për integrim nëse nuk kemi qarkullim të lirë të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve? Kamionët presin në kufi nga 10 deri në  20 orë dhe çdo orë kushton 2 euro. Si mund ne kështu të jemi konkurrues?”,- tha sekretari i përgjithshëm i Forumit Investues së Odës, Safet Gjergjaliu.
 
Shkëmbimi tregtar i vendit me shtetet e rajonit është rritur për 400 milion euro, ndërsa eksporti ka shënuar rritje prej 41%. 
 
“Vitin e kaluar shkëmbimi tregtar në vend me rajonin ka qenë 1,5 miliardë euro, ndërsa në vitin 2015 ka qenë 1,09 miliardë dhe është realizuar shkëmbim tregtar më i madh për pothuajse 400 milion euro. E njëjta vlen edhe për eksportin i cili në vitin  2015 ka qenë  518,4 milionë euro, ndërsa në vitin 2019 ka arritur shumën prej  734 milionë eurove, apo është rritur për 41%.”,- u shpreh Tatjana Shterieva nga Oda Ekonomike.
 
Nëse vendet ballkanike synojnë familjen evropiane, atëherë duhet të angazhohen për qarkullim të lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve, dhe kapitalit, u tha në konferencë. 
 
GAZMEND KURTISHI