Maqedoni
Protestë mbi biçikleta në Strugë, kërkohet më shumë rrugë për biçikleta e kujdes në trafik
09.03.2020 16:47
Struga ka nevojë për më shumë rrugë për biçikleta, e njëkohësisht për më shumë kujdes ndaj përdoruesve aktualë të biçikletave....

Me qëllim të ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe autoriteteve, një grup aktivistësh protestuan duke pedaluar nëpër rrugët e Strugës. Përmes kësaj parade me biçikleta, organizatorët synojnë edhe vetëdijesimin e qytetarëve për atë se sa është i rëndësishëm përdorimi i biçikletave për shëndetin tonë dhe ruajtjen e mjedisit, të krijohet kulturë në komunikacion dhe të respektohen të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, si dhe të ndërgjegjësojnë institucionet për t’i plotësuar kushtet e lëvizshmërisë me biçikletë.
Aktiviteti iu bashkëngjitën edhe shumë qytetarë të cilët kërkojnë që pjesëmarrësit e automjeteve në komunikacion të solidarizohen dhe të kenë më shumë kujdes ndaj personave që përdorin biçikleta në rrugë.
Ky aktivitet u organizua nga Organizata Joqeveritare “Qendra për Bashkëpunim Ballkanik LOJA” - Tetovë dhe Organizata “Creative and Active” – Strugë.
ILMIE ZHAKU
