Maqedonia e gatshme për Luksemburgun
Perfaqesuesja e Maqedonise ne futboll e kompletuar do te prese takimin anti Luksemburg qe do te zhvillohet ne stadiumin “Filipi i Dyte” ne Shkup......

Seleksionuesi Boshko Gjurovski ne takimin me gazetaret u shpresh tejet i kenaqur nga pergaditja e lojtareve, duke thene qe te gjithe kane dhene maksimumin ne stervitje, me shprese per te shijuar fitoren e pare ne eliminatore.
Sa i perket kundershtareve te Luksemburgut , Gjurovski tha: eshte formacion qe luan futboll kreativ modern, me sulm dhe mbrojtje solide. Ne pyetjen e gazetareve sa i perket debutusit Arjan Ademit, se a do te jete titullar: Arjan Ademi shihet qe eshte nje lojtare me kualitete te larta, kete e deshmoi qe ne stervitje. Arjani ka pervoje nderkombetare, ka luajtur ne Dinamon ne Liga europa, Chempions lige e keshtu me radhe.
Eshte lojtare shume i rendesishem per ne, ndaj do jete titullar ne mesin e 11 lojtarave tha Gjurovski. Pos Ademit ne formacion pritet te jene edhe lideri Agim Ibrahimi, Besart Amburahimi, Ardian Cuculi kurse Muhamed Demiri, Ezxhan Alievski, dhe Muharem Muharem do te presin qe ne loje te futen gjate ndeshjes.
Takimi Maqedoni- Luksemburg luhet neser me fillim ne oren 20 e 45 minuta me transmetin te drejperdrejt ne servisin e dyte publik. (Denis Shabani, TVM2)
