Maqedoni

Zgjerohet skena politike, themelohet partia politike “E jotja”

09.03.2020 17:23

Në zgjedhjet e 12 prillit do të garojë edhe një parti e re politike në bllokun maqedonas...

Në zgjedhjet e 12 prillit do të garojë edhe një parti e re politike në bllokun maqedonas. Partia e re quhet “E jotja”, nga e cila thonë se do të ofrojnë një opsion të ri në skenën politike në vend. 
 
“Dua ta informoj opinionin e gjerë publik se “E jotja” është regjistruar dhe do të fillojë në këto zgjedhje. Kaluam vërtet një rrugëtim të vështirë gjatë regjistrimit, është një proces i vështirë për grumbullimin e 1000 nënshkrimeve edhe pse një gjë e tillë mund të duket e lehtë, me gjithë atë startojmë në zgjedhje me një koncept të ri dhe të veçantë. Nuk do t’i zhgënjejmë qytetarët dhe duam të ofrojmë një opsion të ri në Maqedoninë e Veriut.”,- deklaroi Aleksander Tortevski nga “E jotja”. 
 
Partia “E jotja” për zgjedhjet e 12 prillit nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti politike. 
 
FARIJE DAUTI BAKIJU