Zgjidhet problemi i transportit për gjimnazistët e Dollnenit
Nga dita e hënë nxënësit e komunës së Kërçovës udhëtojnë me transport të organizuar.....

Ashtu edhe siç u paralajmërua organizimin e transportit të nxënësve e morri përsipër komuna e Kërçovës, dhe me këtë mori fund problemi I transportit i cili gjatë muajit shtator pengoi mbarëvajtjen e procesit edukativo arsimor në këto hapsira.
Kreu i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari pas takimeve të realizuara me drejtorët e shkollave, doli në mbështetje të kërkesave që komuna të ndihmojë në mbarëvajtjen e procesit edukativo – arsimor në pesë qendra arsimore të qytetit të Kërçovës, edhe atë në tre shkollat fillore dhe dy gjimnazet e Kërçovës.
Problemi i transpotit të nxënësve erdhi si pasojë e borxhve të mëdha të shkollave të cilët nga zhirollogaritë e bllokuara nuk mund të sgurojnë transportin e nxënësve.
Kryetari Dehari theksoi se ”arsimi në Kërçovë po vuan nga borxhet e trashëguara nga keqqeverisja e kaluar dhe ky borxh kap shumën mbi 1 milionë e 600 mijë euro në nivel shkollash.
Edhe pas shumë vështirësive ne arritëm që të ia dalim vitin e kaluar dhe dham rezultate të mira në sferën e arsimt. Fillimi i organizimit të transportit është sinjal se edhe përkundër vështirësive, kemi arritur që ti menaxhojmë dhe ti tejkalojmë ato, potencon Dehari.
“Ne si komunë nuk u konsultuam aspak për ndërtimin e gjimnazit në Dollnen dhe u krijuan shumë komplikime jo vetëm në transportin e nxënësve por dhe shumë të tjera të cilat shpresojmë ti zgjidhim deri në fund të javës. Ne mbajtëm premtimin dhe prej sot Komuna e Kërcovës bashkë me gjimnazin Drita vazhdon transportin e nxënësve”, tha kreu i Kërçovës, Fatmir Dehari
Kryetari Dehari foli edhe për çështjen e kalimit të paraleleve të Zhitoshes në institucion në vehte.
Ai thekson se për këtë çështje mjaft të rëndësishme është diskutuar edhe me Ministrin e Arsimit Abdylaqim Ademi dhe me një bashkëpunim konkret të arrihet zgjidhja adekuate e të gjitha problemeve që tangojnë arsimin në shkollat e këtij rajoni. (Shaban Dalipi, TVM2)
