Botë

Numri i të prekurve me koronavirus në Slloveni është rritur në 23 persona

09.03.2020 19:57

Autoritetet shëndetësore sllovene sot konfirmuan katër raste të reja me koronavirus...

Autoritetet shëndetësore sllovene sot konfirmuan katër raste të reja me koronavirus, me çfarë numri i përgjithshëm i i prekurve është rritur në 23 persona.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Lubjana, shtatë prej të infektuarve janë mjekë dhe personel mjekësor. Të sëmurët ndjehen mirë dhe kanë simptome të dobëta të infektimit, ndërsa janë hospitalizuar në Universitetin e Klinikave Spitalore në Lubjanë, Maribor dhe Spitalin e Përgjithshëm në Novo Mesto.

Ky informacion u publikua pas takimit të Këshillit për Siguri Kombëtare, i cili për shkak të përhapjes së koronavirusit e konvokoi kryeministri në dorëheqje Marjan Sharec.

Në takim ishte marrë vendim të ndalohen të gjitha tubimet dhe ngjarjet publike ku ka më shumë se 100 persona, që paraqet ulje të kufirit të lejuar  që para dy ditëve arrinte mbi 500 persona.
 
Këshilli ka konkluduar se tani për tani nuk ka nevojë për mbylljen e shkollave dhe konshteve, por nëse ka ndryshim të gjendjes edhe kjo masë për parandalim do të përdoret.
 
Plotësisht autoritetet sllovene kanë marrë vendim të vendosin kamera terminale dhe t’u kontrollohet temperatura trupore të gjithë udhëtarëve të cilët në vend hyjnë përmes rrugës tokësore, si dhe ata të cilët hyjnë përmes aeroportit Bërnik./mia