Botë
Rastet e para të vdekjes nga koronavirusi në Gjermani
09.03.2020 21:07
Në Gjermani sot janë konfirmuar rastet e para të vdekjes prej koronavirusit, publikuan mediat gjermane...

Ministria e Shëndetësisë në Rajnën Veriore-Vestfalia kumtoi se bëhet fjalë për një person në Hajnsberg dhe një në qytetin Esen.
Paraprakisht, një zjarrfikës 60-vjeçar nga Hamburgu vdiq dje gjatë pushimit në Egjipt. Sipas Institutit “Robert Koh”, për momentin në Gjermani nga koronavirusi janë infektuar 1.112 persona./mia
