Maqedoni

Rritet në shtatë numri i të infektuarve në RMV

09.03.2020 22:11

Katër persona janë regjustruar me virusin korona në Maqedoninë e veriut, duke e rritur në 7 numrin e të infektuarve...

E infektuara e parë ishte drejtiresha e klinikës për sëmundje të lëkurës, ndërsa pizutiv kanë rezultuar edhe tre familjarët e çiftit nga Dibra që dit më parë rezultuan me virusin korona. Pesë të testuarit e jerë kanë rezultuar negativ.  Siç bën të ditur ministria e shëndetësisë tre pacientët e rezultuar pozitiv nga 6 marsi ishin në izolim. 
 
Në izolim janë vendisur edhe 193 persona në mesin e të cilëve 103 persona të cilët kanë marrë pjesë në konferencën e dermato-venerologëve, 64 nga personeli mjekësor nga Klinika për sëmundje dermatologjike, 11 pacientë që kanë qenë të shtrirë në klinikë dhe 13 pacientë të tjerë që kanë pranuar terapi ditore.
 
Poashtu Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se Klinika për sëmundje të lëkurës është mbyllur.