Festivali i filmit “Giffoni” për të dytin vit në Maqedoni
Filloi sot festivali më i njohur ndërkombëtarë i filmit për të rinj “Giffoni Festival eksperience”......

Për Maqedoninë është viti I dytë që bëhet pjesë e këtij festivali në të cilin për 4 ditë me radhë do të marin pjesë 600 fëmijë nga dhjetë shtete dhe do të shfaqen 23 filma. Festivali filloi me surprizën e parë. Sot ai u hap nga fituesi I festivalit të Kanës Alesandro Valerio .
“Sivjet është edicioni i dytë i Giffoni festival në Maqedoni . Mund të them me kënaqsi se kemi një pjesmarje më të madhe të fëmijve dhe të rinjve, vjet kanë qenë 400 pjesmarës sivjet janë reth 600 të tyre . Programi është shumë i larmishëm por programi bazë është shikimi i filmave , pra të rinjtë të mbledhur shohin filma në bazëëtë ndarjeve të grup moshave përkatëse, më pas i komentojnë ato dhe në fund fiton festivalin filmi që u ka pëlqyer më shumë. Risi tjtër është arrdhja e teatrit më të vjetër në Evropë “ San Karlo” nga Napoli me 18 pjesmarës të orkestrës” – tha Marinela Prifti, përfaqsuese e festivalit të filmit “Giffoni”.
Festivali që filloi sot zgjat deri më 12 tetor. Gjatë këtyre ditëve, krahas ndjekjes së filmave në sallë, do të mbahen edhe seance të veçanta, ku do të diskutohen filmat e shfaqur në këtë edicion, si dhe vlerësimet e jurisë lidhur me to. (Memedali Jusufi, TVM2)
