Borë në Gjurishtë, më ftohtë në Mavrovë dhe Lazaropole
10.03.2020 10:04
Reshje bore në Mavrovë dhe Gjurishtë....

Reshje bore në Mavrovë dhe Gjurishtë, ndërsa në Kriva Pallankë ka reshje të shiut dhe borës.
Deri në orën 7 më shumë shi ka në Berovë – 22 litra për metër katror dhe më ftohtë ka qenë në Mavrovë dhe Lazaropole ku janë matur -2 gradë.
Temperatura maksimale për sot do të sillet në interval nga 4 deri në 12 gradë.
Në Shkup do të mbajë moti i ngjashëm me erë të lehtë deri të fuqishme veriore. Temperatura maksimale do të arrijë në nëntë gradë.
