Dibër, këshilli komunal kërkon ndërprerje të mësimit
Këshilli komunal i Dibrës në seancën e jashtëzakonshme....

Këshilli komunal i Dibrës në seancën e jashtëzakonshme, të mbajtur mbrëmë vonë, në të cilën u shqyrtuar gjendja me përhapjen e koronavirusit në rajonin e kësaj komune, mori konkluzion, me të cilin nga disa ministri kërkohet ndërmarrje e masave urgjente.
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës kërkohet urgjentisht të merret vendim për ndërprerje të mësimit për një kohë të pacaktuar. Ministria e Shëndetësisë urgjentisht ta rrisë numrin e punonjësve shëndetësore në Njësitin punues të Dibrës për shëndet publik , epidemiolog, personel shëndetësor teknik. Inspektorati sanitar t’i rrisë kontrollet mbi kapacitetet hotelierike për nivelin e dezinfektimit.
Poashtu nga Qeveria kërkon mundësinë për shkurtim të orarit të punës për administratën publike dhe shtetërore.
Në seancë morën pjesë edhe kryetari i Komunës, Hekuran Duka, drejtues i njësitit punues të Entit për shëndet publik Mentor Mela, shefi i Sektorit për punë të brendshme Arben Dumani, si dhje përfaqësues të institucioneve tjera.
