Pakujdesia e drejtoreshës, Oda e Mjekëve: Për licencën vendos Komisioni Etik
Drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të Lëkurës, e cila është e infektuar me virusin Korona...

Drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të Lëkurës, e cila është e infektuar me virusin Korona, tani për tani do të marrë vërejtje publike, thonë nga Oda e Mjekëve. Komisioni i Etikës do të vendosë rreth mundësisë që asaj t’i merret edhe licenca, pasi 5 ditë pas kthimit nga Italia nuk është vetizoluar.
“Në Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore nuk është paraparë që ndonjë mjek me vetëdije do ta rrezikojë shëndetin e të tjerëve, për këtë ekziston kod penal, për këtë ekzistojnë institucione të cilat do të kujdesen për këtë. Për momentin nuk mund t’i merret licenca, por ekzistojnë instanca të tjera sapo ta mbajmë mbledhjen me Komisionin Etik, do të informoheni për vendimin. Ne kemi akte ligjore dhe nënligjore me të cilat duhet të veprojmë.”,- tha kryetarja e Odës së Mjekëve, Kalina Grivçeva Stardelova.
Nga Oda e Mjekëve apelojnë deri tek punonjësit shëndetësorë që t’i respektojnë rekomandimet e OBSH-së, duke u sjellë ashtu siç i ngjan profesionit të mjekut, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve dhe shëndetit personal. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)
