Maqedoni

Ballkani perëndimor dhe BE, Cakaj: Presim vendim bazuar në merita

10.03.2020 16:16

Ballkani Perëndimor e ka vendin brenda BE-së...

Ballkani Perëndimor e ka vendin brenda BE-së, konkluduan përfaqësuesit e këtyre vendeve në fjalimet e tyre përmbyllëse të Samitit të Berlinit. Shqipëria pret nga KE raport të bazuar në merita, Kosova thotë se Marrëveshja e Prespës, duhet të ndiqet si shembull për tejkalimin e mosmarrëveshjes Kosovë–Serbi.
 
“Presim vendim të bazuar në merita. Nëse i referohemi asaj që ka thënë komisioneri, presim që shtete anëtare të reflektojnë pozitivisht dhe të na japin dritë jeshile për të hapur bisedimet. Kjo është shumë kruciale për thellimin e reformave në Shqipëri, është kruaciale për të përforcuar kredibilitetin e BE-së në rajon si dhe për interesin gjeostrategjik të BE-së.”,- tha ministri i Shqipërisë për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj.
 
Marrëveshja e Prespës, Konjufca: Shembull dhe për Kosovën e Serbinë
 
“E kemi të qartë se raportet e mira fqinjësore janë me rëndësi për strategjinë e zgjerimit të BE-së. Ne duhet të mësojmë nga rasti i RMV-së, sepse deri sa nuk e zgjodhi problemin e Greqinë askush nuk u tha të ecin përpara.”,- u shpreh ministri i jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca.
 
Zgjerimi i BE-së, vendet i kryen detyrat, presin datë me meritë
 
BE nuk është e tëra pa Ballkanin Perëndimor, thanë panelistët e huaj.
 
“Raporti i KE-së për Shqipërinë dhe RMV-në ka bindur gjithashtu edhe skeptikët brenda BE-së dhe ne presim vendim pozitiv në mars në Këshillin për Punë të Përgjithshme.”,- theksoi Sussane Schutz nga Zyra për Çështje të Jashtme në Gjermani.
 
“BE dhe ne duhet të punojmë së bashku që përfundimisht këto 6 shtete të integrohen në BE. Kemi 18 milion njerëz jashtë të BE-së. Nuk është çështje e zgjerimit, por e përfundimit të punës.”,- deklaroi përfaqësuesi i “Think – Tank”, Ivan Vejvoda.
 
Për herë të parë Procesi i Berlinit u organizua nga një shtet anëtar i BE-së dhe një tjetër aspirant. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU