Maqedoni
Dimitrov: Jemi optimistë të kujdesshëm, por presim datë
10.03.2020 16:20
Përfaqësuesit bashkëudhëheqës të Samitit të Berlinit, ministri Dimitirov dhe ministrja bullgare Zaharieva...

Përfaqësuesit bashkëudhëheqës të Samitit të Berlinit, ministri Dimitirov dhe ministrja bullgare Zaharieva, presin vendim pozitiv nga Këshilli për Punë të Përgjithshme. Zaharieva përkujtoi se të qenit pjesë e BE–së kërkon obligime dhe përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta evropiane.
“Pasi isha optimist në qershor 2018, qershor 2019 dhe tetor 2019 mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm. Por, mendoj se ne kemi rast ekstrem të fuqishëm dhe është shumë e vështirë t’i thuhet jo. Të thuash jo në esencë do të thotë besim i rajonit në BE, ndikimi dhe kredibiliteti i saj.”,- tha ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov.
Anëtarësimi në BE, Zaharieva: Duhet punë, jo vetëm fjalë
“Shtetet e Ballkanit Perëndimor të gjithë këtu u deklaruan se prioritet kryesor i tyre është të jenë pjesë e BE-së. Por, ju nuk duhet ta mbani vëmendjen vetëm te fjala. Mendoj se të qenit pjesë e BE-së kërkon punë për interesat e përbashkëta dhe jo vetëm për interesat nacionale.”,- u shpreh ministrja e jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.
