Licenca për qarkullim vetëm automjeteve me standart ekologjik mbi “Euro 2“

08.10.2014 15:52

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka përgatitur ndyshime dhe plotësime të Ligjit për Qarkullim rrugor dhe Ligjit për rrugë publike......

Me këto ndryshime parashikohet që me licenca për qarkullim të automjeteve në linjet e qytetit dhe ato ndërkombëtare, të  mund të pajisen vetëm shoferët që posedojnë automjete me standard ekologjik minimum EURO2.

“Nga 1 prilli 2015,  në Republikën e Maqedonisë nuk do të jepen licenca për automjetet, respektivisht për autobusë dhe minibus që dëshirojnë të kryejnë shërbime të komunikacionit në linjët e qytetit dhe ndërkombëtare nëse kanë automjete me standard më të ulët se EURO 2” – tha Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski.

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri ndërkohë, mbështet  kërkesën e asociacioneve të shoferëve për lejimin e importit të autobusëve dhe minibusëve me standard Euro 3,  pasi në  këtë mënyrë do të parandalohet ndotja e madhe e ambientit jetësor. 

“Me këtë masë fillimisht para disa muajsh sollëm një masë të këtillë edhe me veturat duke ndryshuar Ligjin për vetura. Mendojmë që do të kontribuojmë në mbrojtjen e ambientit jetësor, e po ashtu do të kontribuojmë edhe në përmirësimin e kushteve të kompanive që merren me transport në Republikën e Maqedonisë” – deklaroi Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri.

Me vendosjen e standarit Euro 3, autobusët dhe minibusët me eurostandard dy, një dhe zero do të shkojnë në histori, pasi që do të ndalohet qarkullimi i tyre në trafik. (Mensur Krasniqi, TVM2)